Shri Lanka është goditur nga një ndërprerje e energjisë elektrike mbarëkombëtare, me ndërtesat përfshirë spitalet që duhet të mbështeten te gjeneratorët për të furnizuar me energji elektrike.

Ndërprerja, e cila filloi rreth orës 11:30, ende nuk është rregulluar plotësisht, transmeton Telegrafi.


Bordi i Energjisë Elektrike të Ceylon (CEB) tha se ndërprerja e energjisë ishte shkaktuar nga një emergjencë në një nënstacion, dhe se po punonte për të rivendosur furnizimin.

Ministrja e Energjisë, Kumara Jayakody raportohet se ka fajësuar një majmun për shkaktimin e ndërprerjes, duke thënë se kafsha ra në "kontakt me transformatorin e rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem".

"Inxhinierët po e ndjekin atë për të provuar të rivendosin shërbimin sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ministrja.

CEB tha se "po bëjmë çdo përpjekje për të rivendosur sa më shpejt që të jetë e mundur ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë ishullin".

Spitalet dhe bizneset në të gjithë vendin ishullor prej 22 milionë banorësh kanë përdorur gjeneratorë ose inverterë. /Telegrafi/