Dy kushërinjtë, Fahri dhe Nexhmedin Jusufi, të dielën u nisën bashkë për Serbi. Në mbrëmje njëri nga ta u arrestua ndërsa tjetri u detyrua që të kthehet në Kosovë.
Fahri Jusufi nga Mitrovica që nga e diela gjendet në paraburgim në një burg të Kralevës, ndërsa Nexhmedin Jusufi është kthyer prapa.
Ai për KosovaPress ka rrëfyer se si kishte ndodhur arrestimi i bashkudhëtarit të tij Fahri Jusufit, që njëkohësisht e ka edhe kushëri të afërt.
Nexhmedini i cili ngiste kamionin me të cilin udhëtonte bashkë me Fahriun tregon kur atë e ndaloi Policia e Serbisë në momentin që kanë hyrë në territorin e tyre.
Ka mjaftuar një kontroll e letërnjoftimit të Fahriut nga ana e policëve serbë dhe menjëherë është bërë arrestimi i tij.
Përkundër asaj se familjarët nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga organet kompetente të Serbisë, ata kanë hedhur dyshimin se arrestimi i të afërmit të tyre Fahri Jusufit, ka mundur të bëhet duke u bazuar në një plagosje që kishte ndodhur në vitin 1988.
Sipas familjarëve plagosja ka ndodhur në Kosovë.
Familja Jusufi nuk ka shumë informata për fatin e të afërmit të tyre ndonëse njëri nga vëllezërit e tij ka udhëtuar për në Serbi.
“Në kufi ia dhash letërnjoftimin tim dhe të tij, sepse këtu janë disa certifikata që t’i lëshojnë në vend të patent-shoferit sepse nuk don me na i pa patentë shoferët e Kosovës. Edhe si e futi letërnjoftimin e tij në kompjuter, doli diçka se kërkohet. Unë u befasova, thash ky nuk mund të kërkohet. Dhe garantoj, ‘thash, se ky nuk ka bërë asgjë’. Nuk deshi të diskutoj atë punë… Ata vendosën me e arrestu. E nxorën prej kamionit. E lanë në atë zyrën e vet. Komunikova pak me të, e pyeta a ke bërë diçka. Më tha: ‘ti e din, nuk kam bërë asgjë’. Kështu që në atë periudhë unë deshta të nisem për rrugë sepse më thanë ‘ ti më nuk ke punë dhe se ky duhet të shkojë në Kralevë’. ‘ Unë po vazhdoj’ thash, ‘mirëpo a ka ndonjë informatë kah të kthehem? Ata më thanë ‘ky e ka telefonin dhe mund të kontaktojë me familjen e vet’, thash ‘jo jo, mua po më intereson se po shkoj me stres andej’. Ata nuk deshën të diskutojnë atë punë. Thanë ‘e lajmërojmë dikë’ , por nuk kanë lajmëruar qe 2 ditë. Do të thotë prej të dielës në orën 19 deri sot, unë kurrfarë informate nuk kam për të”, tha Jusufi.
Nexhmedin Jusufi, kushëri i të arrestuarit tregoi se Fahri Jusufi, asnjëherë nuk kishte qenë në Serbi.
Ai shprehet i brengosur për të që ndodhet në Serbi, derisa thotë se e gjithë kjo mund të jetë një montim. Ai bën apel që për këtë rast të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës.
“Unë bëj apel tek Qeveria jonë mos të lejojnë me i maltretu qytetarët. Këtu është dashur Qeveria jonë, në atë moment që është marrë vesh kjo me intervenu, me pyet pse u ndal ai njeri, ta dimë çka ka. Ka diçka, burgose, por jo në këso mënyra, jo”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë rast ka folur edhe avokati Azem Vllasi, i cili ka thënë se të gjitha rastet që kanë qenë në procedura gjyqësore për vepra të shtetasve të Kosovës e që janë kryer në Kosovë, kompetente është Gjykata e Kosovës.
Sipas tij, pas një marrëveshjeje në mes të administratës të UNMIK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë, të gjithë të akuzuarit dhe të burgosurit që kanë qenë në Serbi janë kthyer në Kosovë, ku ata që kanë pasur vepra penale kanë vuajtur dënimin ndërsa ata që kanë qenë të burgosur politikisht janë liruar.
“Prandaj para asaj marrëveshje me UNIMIK-un që është bërë në 99-ën, çfarëdo rasti që të jetë është në kompetencë të Gjykatave të Kosovës dhe jo të Serbisë… Por kjo është dëshmi se Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet dhe nuk e pranon as pushtetin gjyqësor të Kosovës”, theksoi Vllasi.
Avokati thotë se mbi këtë ‘marifet’ të sajin, Serbia shtrin kompetencat e gjyqësorit të saj edhe mbi qytetarët e Kosovës.
Sa i përket dyshimeve se ish kandidati i LDK-së për asamblist të Mitrovicës është arrestuar për një vepër penale të vitit 1988, Vllasi thotë se për veprat të cilat ka kaluar koha e parashkrimit, askush nuk ka të drejtë t’i procedojë ato e aq më pak të ndalë njerëz.
“Nëse është fjala për vepër që është vjetërsuar, atëherë pa marrë parasysh pse s’kemi marrëveshje me Serbinë apo kushdo qoftë në pyetje, absolutisht nuk ka të drejtë as sistemi gjyqësor i Kosovës e as i Serbisë. Sepse ajo është çështje universale për rastet sipas ligjit. Ai standard i vjetërsimit të veprave është i ligjit penal të Kosovës, të Serbisë dhe të të gjitha shteteve. Atëherë sidomos në këto raste, nuk ka të drejt askush as të ndalohet, as të procedohet apo eventualisht ta vuajë një dëbim të mëparshëm nëse ka kaluar koha e e vjetërsimit apo siç themi ne juristët e parashkrimit”, tha ai.
Arrestimi i Fahri Jusufit në Serbi ka angazhuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Nga MPJ-ja kanë thënë se po e përcjellin këtë rast dhe në vazhdim do të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme. MPJ bëri të ditur se Fahri Jusufi ka pasur një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia
Zyra e Komunikimit në MPJ ka pohuar se është në dijeni se shtetasi kosovar ndodhet në mbajtje në Kralevë në bazë të një ndalese të mëhershme.
“Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi konfirmon ndalimin e një shtetasi kosovar me datë 24 qershor, në pikën kufitare në Rudnicë”, kanë deklaruar nga Zyra e Komunikimit në MPJ.
Sipas MPJ-së, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi është duke e përcjellë nga afër ky rast derisa thonë se do të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet respektive.
Shteti serb vazhdon të arrestojë qytetarë të Kosovës, madje edhe për akuza më të vjetra se 20 vjet. Përveç akuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së, Serbia ka ngritur aktakuza edhe për veprat tjera që datojnë nga koha e paraluftës.
Fahri Jusufi është anëtar i LDK-së. Në zgjedhjet e fundit komunale Jusufi kishte garuar për asamblist të Komunës së Mitrovicës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë