LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Kosova, mes 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Shqiptari nga Kosova, mes 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, është renditur nga revista e njohur e arteve “my art”, në listën e 45 artistëve që lanë gjurmë në vitin 2018. Emri i tij është mes emrave të njohur, si: Jeremy Deller, Shezad Daëood, Mario Garcia Torres, Hito Steyrel, Masbedo, Judy Chicago etj.

I lindur në vitin 1986 në Kostërrc të Skënderajt, Halilaj jeton mes Berlinit, Milanos dhe Mantuas. Ai është vlerësuar me çmimin special edhe në Bienalen e Venecias, ndërsa ka hapur ekspozita në muze të rëndësishëm të artit bashkëkohor.


Halilaj është i njohur me përpjekjet e tij artistike për të rikrijuar në veprat e tij të artit vendlindjen e djegur e të shkatërruar nga lufta. Mediat ndërkombëtare botuan pak vite më parë një foto të tijën, ende fëmijë 11 vjeçar i mbështetur pas një karvani të gjatë grash që po linin vendin.

Kjo përvojë është në fokus të veprave të Halilajt, që kërkon ta shohin të shkuarën e vendit të tij të trazuar përmes rrëfimeve të ndjera që sjell.