Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, gjegjësisht për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit. Është një punë që nuk paguhet mirë. Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t`ua heqin edhe pauzën, shkruan Blick.ch
Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash, transmeton albinfo.ch. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.
Pasi edhe një shef tjetër e dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë ta lëshojë vendin. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.
Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku ia kumtojnë lajmin se është pushuar nga puna.
Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.
Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje. “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.
Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre