LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari merr shtetësinë greke, pasi shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët

Shqiptari merr shtetësinë greke, pasi shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët

Qytetarë grekë janë tashmë një shqiptar dhe dy egjiptiane që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, të cilët me vetëmohim shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç.

Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesdite në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke.


“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe evropianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidaritetIi”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori