LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Shqiptari masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek, ku një shqiptar është goditur disa herë me thika.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa sot është bërë publik nga Diferneës.gr’. Tre persona sulmuan dhe goditën me thika një të ri shqiptar dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën, me të cilën ishte duke ecur në rrugë.


Si ndodhi ngjarja

Sulmi ndodhi rreth orës 03:00 vetëm pak metra larg stacionit qendror të Policisë Greke në Athinë. Knë qenë tre persona të maskuar, të cilët iu afruan të riut shqiptar dhe të dashurës së tij. Ata e dhunuan dhe goditën disa herë me thika në trup shqiptarin, duke e lënë të plagosur dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën, raportojnë mediat.

Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur brenda automjetit të tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje. Plani i tyre dështoi për shkak të të bërtiturave të vajzës, që u dëgjuan nga oficerët e policisë të cilët patrullonin në zonë. Tre të dyshuarit u larguan, por njëri prej tyre u arrestua nga policia.

Kush është i arrestuari

Njëri prej tre sulmuesve është një shtetas shqiptar, kontigjent kriminal i njohur nga policia greke për vjedhje dhe grabitje. Emri i tij nuk është bërë me dije, por mediat greke shkruajnë se ai është deportuar katër herë nga Greqia, por kishte hyrë sërish në mënyrë ilegale. Hera e fundit që ai është skeduar nga policia, ka qenë më 28 Janar. Së bashku me një tjetër shqiptar, grabitën një student grek nën kërcënimin e thikës. Shenjat e tij të gishtërinjve u gjetën në automjetin që kishte vjedhur.

Policia e Athinës vazhdon hetimet për të arrestuar dy personat e tjerë që sulmuan të riun shqiptar dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri nga goditjet me thikë ndodhet në spital.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori