LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari hero, rrezikon jetën për të ndalur grabitjen e armatosur në Athinë (Video)

Shqiptari hero, rrezikon jetën për të ndalur grabitjen e armatosur në Athinë (Video)

Një shtetas shqiptar, për pak sa nuk ka humbur jetën gjatë një vjedhjeje me armë, në një minimarket në qendër të kryeqytetit grek.

Në pamjet ekskluzive që ka siguruar televizioni shtetëror nga kamera e sigurisë, duket qartë momenti kur tre persona me maska, hyjnë në minimarket dhe me kërcënimin e armëve shtyjnë klientët e paktë që ndodhen brenda në një cep duke u thënë të mos lëvizin dhe detyrojnë me force pronarin t’u japë paratë e xhiros ditore.

Ky i fundit në panik e sipër shtyp butonin e alarmit të cilin e dëgjojnë nga klubi i natës ngjitur dhe një prej punonjësve të tij, një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, hyn në dyqan për të parë se çfarë po ndodh.

Aty i gjendur ballë për ballë me një prej tre grabitësve, pasi dy të tjerët po merrnin paratë, përpiqet në fillim t’i rrëmbejë armën që ai ka në dorë dhe më vonë ta shmangë atë, kur sheh që personi i armatosur e kërcënon seriozisht dhe madje hap zjarr kundër tij.

Shtetasi shqiptar ka shpëtuar nga vdekja e sigurt pasi është përkulur dhe plumbi ka kaluar sipër kokës, në një prej vitrinave të dyqanit.

Tre hajdutet pas krismës, janë larguar menjëherë pasi kanë marrë mbi 1200 euro dhe disa telefona celularë, ndërsa policia që mbërriti më vonë në vendngjarje ende nuk ka mundur të zbuloje diçka për këtë akt kriminal. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori