LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në radhë për punë në Gjermani

Shqiptarët në radhë për punë në Gjermani

Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës gjermane në Tiranë.

Pritja e shqiptarëve, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë për të shpëtuar nga papunësia, është e madhe, përtej nevojës së Gjermanisë për forcë punëtore.


Jonida tregon se kjo është hera e dytë që aplikon për vizë punë në Gjermani, herën e parë e provoi në Greqi që nuk ngjante me procedurën këtu. Pasi nuk i pëlqeu puna si kuzhiniere, u kthye në Tiranë dhe po e provon marrjen e vizës në vendlindjen e saj me një kontratë tjetër pune.

“Duhet t’i dërgoja një email në faqen e tyre zyrtare, të mbyllje nja takim, ndërsa ata të kthenin një përgjigje me datë. Ishin pak letra dhe më pas dilte viza për 3 muaj. Ishte shumë e lehtë”, shprehet Jonida, raporton TCH.

Fardita dhe Kleana kanë mbaruar studimet për infermieri, dhe për to e ardhmja merr kuptim në Gjermani. Kjo falë vlerësimit të shtetit gjerman për profesionin e tyre. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë sesa mendojmë ne”, u shpreh ministri gjerman i shëndetësisë, Spahn.

“Kam ndjekur kursin, lash kontratën. Aplikova, lash takimin dhe tani pres përgjigje për vizë pune nga Gjermania si infermiere”, thotë Fardita Toçi.

“Nuk e di nëse do të më eci andej, por mendoj se më mirë se këtu është”, shprehet Kleana Elezi.

Ndërsa Kristiani do të studiojë në Gjermani. Për 20-vjeçarin është hera e 10 që paraqitet në Ambasadë.

U mbushën 28 vite nga dy korriku i vitit 1990 kur mijëra shqiptarë u dyndën në këtë rrugë për të hyrë në ambasadat e vendeve perëndimore. Ata kërkonin gjithçka dhe iknin nga një diktaturë që ishte në ditët e saj të fundit. Në ambasadën gjermane u futën 3200 shqiptare dhe aty qëndruan për 12 deri sa regjimi komunist dha lejen që të largoheshin. Sot pas 28 vitesh nga e njëjta ambasadë po i shërben me mijëra shqiptarëve për të ikur në perëndim.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori