Plani i Serbisë për zbrazjen e Luginës së Preshevës nuk po ndalet. Madje, udhëheqësit shqiptar atje, thonë se si me Medvegjën, po veprohet edhe me Preshevën dhe Bujanovcin. Për këtë, ata kërkojnë që Bashkimi Evropian të bëjë presion tek Serbia, që të ndal këtë plan të sajin.
Dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil, po vazhdon edhe më tej, për të cilët mendohet se nuk janë banorë rezident në Luginë. Në pamundësi për të pasur dokumente identifikimi dhe si përfundim edhe të drejtë për të votuar.
E për këtë është shprehur i shqetësuar edhe Muharrem Salihu, bartës i listës ”Të gjithë për Medvegjen”.
“Jemi duke u organizuar që të bëjmë një regjistrim paralel të shqiptarëve të Medvegjës. Besojmë se kjo do të jetë baza për të negociuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë rast”, tha për RTV Dukagjinin, Muharrem Salihu.
Ndërsa kryetari i lidhjes Vatra, Kushtrim Kadriu ka thënë se pas njëzet vitesh është krijuar një udhëzim administrativë për shqiptarët e dëbuar.
“kemi arritur që më në fund të nxjerrim një udhëzim administrativ që u lejon shqiptarëve të dëbuar nga Medvegja, të marrin letërnjoftime të përkohshme të Kosovës që do të vlejë për pesë vite, ndërsa pas kësaj periudhë të njëjtët qytetarë do të mund të marrin nënshtetësinë e Kosovës”, deklaroi Kushtrim Hasani, përcjell Telegrafi
Kurse kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një deklaratë drejtuar RTV Dukagjinit ka thënë se ky proces anti-njerëzor ka filluar në Medvegjë, po zhvillohet në Bujanoc për të përfunduar në Preshevë.
“Fakti për pasivizimin sitematik të shqiptarëve nga regjistri civil në Medvegjë është një rezultat i asaj që ka filluar vite më parë në Medvegjë dhe tani kemi përshtypjen se vazhdohet edhe në Komunat tjera shqiptare. Pra, mendoj ky proces anti-njerëzor ka filluar në Medvegjë, ndërsa po zhvillohet në Bujanoc ndoshta për të përfunduar në Preshevë. Insti-tucionet e BE-së duhen të aktivizohen dhe të bëjnë presion”, tha Shqiprim Arifi.
Zgjedhja e re kuvendit komunal të komunës së Medvegjës do të ketë 25 këshilltarë nga 35 sa kishte, ndërsa shqiptarë do të jenë vetëm 3 këshilltar, nga 8 sa ishin në qeverisjen e kaluar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025