LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Kosovës shpëtuan sezonin turistik të Shqipërisë

Shqiptarët e Kosovës shpëtuan sezonin turistik të Shqipërisë

Pushuesit nga Kosova duket se janë shpëtimtarët e këtij sezoni turistik në Shqipëri.

Të dhënat nga instituti i statistikave tregojnë se numri i turistëve të huaj përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti shënoi rënie dyshifrore.


E thënë ndryshe nga janari deri në korrik numri të huajve që kanë hyrë në vendin tonë kap shifrën e 1.1 milion qytetarëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia është drastike me  64.7 %.

Në se analizojmë të dhënat e INSTAT rënien më të vogël e kanë shënuar të ardhurit nga Kosova me 52.4%, njofton Vizion Plus.

Në shifra absolute janë 503 mijë kosovarë që kanë hyrë në vendin tonë, çka përbëjnë dhe potencialin më të madh turistik të këtij sezoni.

Rënien më të madhe me 88% e shënuan të ardhurit nga Spanja por edhe nga Shtete e Bashkuara.

Edhe polaket që ishin një ndër shtyllat kryesorë të turizmit të huaj kanë shënuar një rënie me 85 %. E gjithë kjo situatë shkak kryesore ka pandeminë si dhe masat kufizuese që morën shumë vende.

Situata është e ngjashme edhe për shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit.

Rënia edhe në këtë tregues është dyshifrore. Nëse në janar –korrik 2019 kanë dalë jashtë vendit 3.1 milion  qytetarë,  këtë vit numri është reduktuar në 1.6 milion.

Sipas të dhënave rënia është  reflektuara në të gjithë llojet e transportit, si  me avion, me traget apo edhe me automjete.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori