Shqiptarët çdoherë e më shumë po shfaqen në botë. Shumë femra dhe meshkuj kanë korrur sukses dhe një gjë të tillë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.
Kjo vërehet më së miri në revistat e njohura botërore, në të cilat janë parë të jenë pjesë e tyre, duke u cilësuar si të suksesshëm. Pamja e tyre, fusha ku ata veprojnë, sukseset kanë bërë që të shfaqen në revistat më prestigjioze.
Një ndër shqiptaret që është shfaqur më së shumti në revista të njohura është Rita Ora, e cila gjendet pothuajse në çdo revistë, duke u nisur që nga ato të modës, bukurisë, muzikës e deri te ato sensacionale. Madje këngëtarja kosovare është rikthyer në një seks simbol, meqë është shpallur edhe femra më seksi në botë. Sipas një renditjeje të revistës “Zoo”, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte renditur në krye të listës si femra më e nxehtë në botë, madje me një kapërcim marramendës: nga vendi i 21-të në 2014-ën, në të parin, duke lënë pas emra të tillë si Michelle Keegan apo Kate Upton. Giles Milton, zv/redaktor i revistës, dikur pat thënë: “Rita Ora, prej kohësh, është e njohur dhe e pëlqyer nga lexuesit e revistës ‘ZOO’, por kapërcimi i saj nga numri 21 i vitit të kaluar ne të parin është me të vërtetë diçka e pabesueshme. Ka qenë një vit i shkëlqyer për Ritën, me rolin në ‘Fifty Shades Of Grey’, me tre single, pjesëmarrja në “The Voice” BBC dhe së fundi zëvendësimi i Mel B nga Rita në X Factor. E votuar edhe si më seksi në mes 101 femrave, tregon se ajo është vërtet femra më hot e momentit dhe më e kërkuara nga revistat e ndryshme.
Ofertat për të qenë pjesë e shumë serialeve e imazh i kompanive të veshjeve e ushqimeve nuk mungojnë. Imazhi i modelit dhe aktorit shqiptar Niko Pepaj shihet në reklama të qendrave tregtare dhe revistave të njohura në mbarë botën. Djaloshi shkodran dhe familja e tij jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai ka arritur sukses dhe të realizojë ëndrrën e tij në aktrim. Pepaj është përzgjedhur si imazh nga tri kompani të njohura në Amerikën e Veriut, ”Supercuts”, “Sketchers” dhe “Pascun”. Ndërsa me krenari ai tregon prejardhjen e tij shqiptare saherë që i jepet rasti nga revistat amerikane. Fjala e parë që vjen në mendje kur përshkruan aktorin 24-vjeçar dhe modelin Niko Pepaj është karizmatik. Energjia e natyrshme që ai sjell për të vendosur është e pamundur për të mësuar, shkruan për modelin revista e njohur “Bastard”.
Rene Rexhepi, edhe një herë kuzhinieri numër një në botë. Kuzhinieri Rene Rexhepi nga Xhepçishti i Tetovës renditet në mesin e personave më me ndikim në botë. Rexhepi, i cili jeton në Danimarkë, gjendet në listën e 100 personave më me ndikim në botë, që për çdo vit publikohet nga revista “Time”. Rene Rexhepi në këtë anketë të realizuar online është renditur në vendin e 11-të. Në vitin 2010, revista britanike ‘Restaurant’ e shpalli biznesin e Rexhepit “Noma” si restorantin e vitit. Babai i 34-vjeçarit Rene Rexhepi është shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka. Rene Rexhepi është talent i vërtetë në kuzhinë, që bën çudira me bimë të egra dhe lule si dhe specialitete deti. Në listën e 100 personave më me ndikim në botë, pas shqiptarit Rene Rexhepi, renditen edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Lionel Mesi, tenisti Novak Gjokoviq, këngëtarja Adele, kryeministri italian, Mario Monti, si dhe Hillary Clinton.
Televizioni më prestigjioz botëror i shoubiznesit ndërkombëtar, MTV, pat vlerësuar me nota të larta albumin e ri të lansuar nga reperi shqiptar me famë në Amerikë, Action Bronson, duke e quajtur madje si “Zot” të ri të repit. “MTV-ja” shkon aq larg sa që Action Bronsonin, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani, e vlerëson si pasardhës të Eminemit, e këtë të fundit duke e lutur që ta lirojë rrugën. “Mr. Wonderful” është albumi që ka lansuar reperi fantastik shqiptar, por me famë në Amerikë. Reperi Action Bronson është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit. Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronsonit të hyjë në nominimin për pesë “mixtape-t” më të mira. Arian Arslani, i njohur me emrin skenik Action Bronson, është një reper shqiptaro-amerikan nga Queensi i New Yorkut, i cili po bën bujë me muzikën e tij.
Ajo që më së shumti është parë në ballinat e revistave më në zë në botë është Emine Çunmulaj. Ajo është e para modele shqiptare që ka arritur të dalë në kopertinat e ikonave të modës si “Vogue” dhe Marie Claire dhe po e para që ka sfiluar pothuajse për të gjithë stilistët më të njohur në botë si “Dolce Gabana”, Cavalli, “Valentino”, Vera Wang, Ferreti, Marc Jocobs, Stella McCartney, Alexander McQueen etj. Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të kërkuara në fushën e modës sot, ndërsa për shqiptarët është surprizë e bukur që ka ndodhur në artin shqiptar të këtyre viteve të fundit.
Pjesë e revistave botërore po vazhdojnë edhe emra të rinj shqiptarë, të cilët me artin e tyre kanë arritur të pëlqehen shumë përtej kufijve. Është këngëtarja kosovare Dua Lipa, që u cilësua si “Obsesioni i ri muzikor” nga revista Nylon, për të vazhduar edhe me The Guardian, e cila i kushtoi këngëtares një shkrim, ku edhe krahasohet me të famshmet Lana Del Rey dhe Jessie J. Dhe jo vetëm kaq, Dua Lipën e kemi parë të prezantohet edhe në ballinat e disa prej revistave të njohura të modës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?