Dhjetëra artistë, të rinj shqiptarë e serbë, kanë punuar sot së bashku murale të ndryshme, duke kthyer kështu urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës në një instalacion artistik.
Ky ishte edicioni i dytë në kuadër të festivalit të muraleve ‘Nomad’, që u organizua nga organizata joqeveritare ‘Futja ngjyrë’ nga jugu dhe organizata ‘Link’ nga veriu i Mitrovicës.
Drejtori i OJQ-së ‘Futja ngjyrë’, Bardhyl Dobroshi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se qëllimi i krijimit të këtyre muraleve është që të ndryshohet pamja e qytetit për të mirë.
“Kemi vendosur që për fund me ardhë në urën e Ibrit dhe me ia ndryshu pamjen për të mirë… Kemi artistë shqiptarë dhe serbë, pasi që edhe festivalin e kemi bërë me dy komunitetet. E kemi mbajtur një kamp në Vllahi ku i kemi bërë skicat, pas kampit kemi ardhur në qytetin e Mitrovicës në jug dhe në veri dhe kemi filluar me punime”, ka thënë Dobroshi.
Ai shpreson se vitet në vijim ky qytet do të mbushet akoma më shumë me murale të tilla dhe atraktive.
Në anën tjetër, Millan Dobriq, nga organizata joqeveritare ‘Link’, me seli në veri të Mitrovicës, tha se qëllimi i krejt kësaj është që sa më shumë të rinj të përfshihen në këtë aktivitet, në mënyrë që qoftë edhe për pak çaste të harrohen problemet e që ndërlidhen me politikë.
Sipas tij, pak ka rëndësi cilit komunitet i përket, sepse problemet dhe gjërat që bëjnë janë të ngjashme, ndërsa synimi është të punohet.
“Qëllimi është që të përfshihen sa më shumë të rinj dhe njerëz kreativë, dhe që të paktën për pak çaste t’i harrojmë problemet të cilat na rrethojnë e që ndërlidhen me politikë…Sot po punojmë këtu te ura, dhe siç e shihni kemi mure në të cilat shkruan shumë dhe gjithçka, ndërsa kemi vendosur që sado pak t’i bëjmë këto mure të larmishme, në mënyrë që ta bëjmë qytetin tonë më të bukur si nga njëra, ashtu edhe nga ana tjetër…Ne absolutisht nuk shikojmë nëse dikush është shqiptar, turk apo serb. Qëllimi është të punojmë… Njerëz jemi, fundja po bëjmë gjëra të ngjashme, synim kemi që qytetin ta zbukurojmë, qoftë edhe për disa vjet, derisa dikush t’i mos shkatërrojë”, theksoi Dobriq.
Ndryshe, kjo ngjarje që përveç krijimit të muraleve të sotme, ka përfshirë kamping dhe ëork-shope të ndryshme gjatë ditëve të kaluara, ka kushtuar mbi 8 mijë euro, ndërsa është financuar nga Fondacioni kosovar për shoqëri të hapur dhe Drejtoria e Kulturës në Mitrovicë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë