LAJMI I FUNDIT:

Shqiponja kërkon të kalojë edhe një rreth

Shqiponja kërkon të kalojë edhe një rreth

Kalimi i rrethit të tretë ka rritur synimet e klubit gjakovar të hendbollit për femra, Shqiponja. KHF Shqiponja në rrethin e tretë të Challenge Cup e eliminoi Pelisterin e Maqedonisë me rezultat të përgjithshëm 77:57. Në ndeshjen e parë të luajtur në Maqedoni para një jave, Shqiponja fitoi me shifrat 38:22 që ishte fitorja më e thellë e ndonjë skuadre kosovare në kupa evropiane.

Ndërkohë të shtunën mbrëma në Gjakovë, Shqiponja fitoi prapë, këtë herë me rezultat më të ngushtë, 39:35. Prapë,

Belma Beba ishte më e dalluara me 13 gola. Xhevahire Bajrami i shënoi tetë, Valerina Malaj shtatë, Blerina Haxha e Albulena Kelmendi nga katër, ndërsa Albulena Basha tri gola, shkruan sot Koha Ditore.

Për Shqiponjën ky është debutim në gara evropiane. Për këto ndeshje ka angazhuar disa hendbolliste nga klubet e tjera kosovare, ndër të tjera edhe Beban nga Kastrioti.


Shqiponja të martën do të mësojë kundërshtaren e një së tetës së finales. Challenge Cup është niveli i tretë i garave evropiane të klubeve në hendboll.

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori