LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon, Kosova e dyta

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon, Kosova e dyta

Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, vendi ynë shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje.

Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale.


Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. /Euronews Albania/