LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U21 synon fitoren ndaj Estonisë

Shqipëria U21 synon fitoren ndaj Estonisë

Kombëtarja U21 e Shqipërisë do të nisë aventurën e saj evropiane me ndeshjen me Estoninë, që do të luhet sot (e hënë) në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Trajneri Alban Bushi shpreson që skuadra e tij të japë maksimumin në këtë ndeshje dhe pse jo, ta fitojë atë.

“Nëse do ta nisim me fitore mendoj se do të ishte shumë mirë, por kërkoj që ekipi të japë 200% në fushë. Kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Pastaj, fitojmë apo jo, kjo nuk përbën problem për ne”, tha trajneri i Shpresave, Alban Bushi.


Sipas Bushit, një fitore e mundshme ndaj Estonisë mund të hapë rrugën e kualifikimit për në Evropianin e vitit 2019, transmeton TCH.

“Objektivi ynë është Estonia, nuk është vendi i parë. Pas Estonisë vjen ndeshja e radhës. Patjetër që ne ëndërrojmë vendin e parë, por nuk është se shohim aq larg. Ne kemi përpara Estoninë dhe duhet të japim maksimumin, duke e menduar si një finale”.

“Nëse Shqipëria fiton me Estoninë, secili duhet ta ketë në kokë idenë se ne kualifikohemi në Evropian”, ka deklaruar Bushi.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori