Shqipëria shpërthen me gola ndaj Jordanisë: Hoxha eurogol, Broja shkëlqen si dikur

Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria arriti të sigurojë një fitore 4:2 ndaj Jordanisë, duke treguar lojë sulmuese dhe karakter të fortë, pas triumfit të madh kundër Serbisë disa ditë më parë.
Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje ndaj një ekipi që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 dhe dha shumë sinjale pozitive për Sylvinhon dhe tifozët.
Jordania kaloi në epërsi në minutën e 27-të me golin e Nizar Al Rashdan, por Shqipëria reagoi shpejt.
Vetëm pesë minuta para fundit të pjesës së parë, autogoli i Mo Abualnadi i dha kuqezinjve barazimin 1-1, duke rikthyer besimin në skuadër dhe në tifozët në stadium.
Pjesa e dytë i përkiste plotësisht Shqipërisë. Sulmuesi Armando Broja u inkuadrua në minutën e 61-të dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin e epërsisë 2-1, me asistim të Nedim Bajramit.
Armando Broja is back 🔥 pic.twitter.com/FDlgA5NPfh
— Shefqet Fejzo🇦🇱 (@ShefqetFejzo11) October 14, 2025
Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një supergol spektakolar, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke treguar aftësitë e tij teknike me një goditje mbi 20 metra.
Albania are just scoring bangers I guess what a goal by Arbëx Hoxha 😭😭😭
Albania 🇦🇱 3-1 Jordan 🇯🇴
Two games in a row where Jordan couldn’t stop a banger from outside the box pic.twitter.com/Eeh9EnjZnD https://t.co/8IXhMdd6xX
— dedo ⚽️ (@dlicps) October 14, 2025
Katër minuta më vonë, Nedim Bajrami vulosi fitoren e kuqezinjve me golin e katërt, gjithashtu me asistim të Brojës.
4-1 another goal for Albania and this time Nedim Bajrami is the scorer pic.twitter.com/xKYF2LkHKs
— Shefqet Fejzo🇦🇱 (@ShefqetFejzo11) October 14, 2025
Në minutat e fundit, Ali Olwan realizoi për Jordaninë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4:2 në favor të Shqipërisë.
Kjo fitore tregon forcën e ekipit shqiptar, aftësinë për të reaguar ndaj golave të pësuar. /Telegrafi/


















































