LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria “pa drejtues”, Begaj, Rama dhe Nikolla shkelin protokollin, të tre jashtë vendit njëkohësisht

Shqipëria “pa drejtues”, Begaj, Rama dhe Nikolla shkelin protokollin, të tre jashtë vendit njëkohësisht

Krerët më të lartë të Shtetit shkelin protokollin. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i vunë çelësin zyrës duke udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe njëkohësisht duke e lënë vendin pa drejtues.

Protokolli Shtetëror e specifikon qartësisht se tre titullarët e tre institucioneve kryesore nuk duhet të largohen nga Shqipëria në të njëjtën kohë. Rregullat protokollare sanksionojnë se Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria duhet të koordinohen në mënyrë që të paktën njëri nga titullarët e institucionit të qëndrojë në Shqipëri, A2 CNN reporton.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tri personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, thuhet në protokollin i shtetit.


Bajram Begaj dhe Edi Rama morën rrugën për në Amerikë ku do të jenë pjesë e takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një aktivitet i cili në publik është njoftuar më shumë se dy muaj më parë. Ndërsa Kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla ka udhëtuar drejtë Gjermanisë ku po takohet me homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer.

Jo rrallëherë në të shkuarën është raportuar e njëjta ngjarje, por mesa duket tundimi për vizita jashtë vendit duket më i madh se sa respektimi i protokollit shtetëror. Kjo pasi shkelja është bërë diçka rutinore ndër vite, edhe pse drejtuesit e institucioneve kanë ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori