LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në sytë e mediave ndërkombëtare, “Le Monde” publikon reportazh për Thethin dhe Valbonën

Shqipëria në sytë e mediave ndërkombëtare, “Le Monde” publikon reportazh për Thethin dhe Valbonën

Shqipëria është vënë së fundi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga vendet e rekomanduara për t’u vizituar në vitin 2023.

Pas një dokumentari të BBC për bukuritë e Shqipërisë, edhe media prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë i fokusuar në zonën e alpeve.


Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook.

“Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”, ka shkruar Rama.

“Edhe nëse të kujton më shumë Pirenejtë, pikërisht me këtë emër njihet ky masiv gëlqeror i Shqipërisë. Një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta”, e nis reportazhin “Le Monde”.

“Lugina e Valbonës, një park kombëtar 8,000 hektarësh, është më i vizituari nga këto rajone. Alpinistët vijnë nga të gjitha anët: shumë evropianë, por edhe indianë dhe amerikanë”, shton artikulli.

Reportazhi sqaron se pavarësisht imazhit të rënduar nga lajmet për kriminalitetin dhe mafien vendase, Shqipëria po tenton një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori