LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria, ndër 25 vendet interesante”, The Times: Vendet malore tërheqin vizitorë të huaj

“Shqipëria, ndër 25 vendet interesante”, The Times: Vendet malore tërheqin vizitorë të huaj

Shqipëria ka tërhequr edhe njëherë me bukuritë e saj vëmendjen e mediave prestigjioze. Këtë herë në fokus të shkrimit të “The Times” nuk janë bregdetet apo plazhet e vendit tonë, por vendet malore.

Në një artikull të gjerë te revista prestigjioze angleze “The Times” Shqipëria është renditur mes “25 vendeve më interesante të Evropës për të qëndruar”.


Shqipëria, e vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë në gadishullin Ballkanik ka mirëpritur një numër në rritje vizitorësh, të etur për të eksploruar kulturën dhe traditën e saj unike.

Shqipëria rrëmben gjithmonë titujt e lajmeve për pushimet buxhetore, por më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet peizazhit të saj. Bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, aty ku vargmalet e mëdha malore shtrihen nga veriu në jug, me lumenj të kaltër.

Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna është konsideruar i domosdoshëm në shkrim, ashtu siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të arritshme vetëm nëpërmjet ujit./abcnews.al