LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr 30 milionë euro për të blerë dy helikopterë, pajisje për zjarrfikësit

Shqipëria merr 30 milionë euro për të blerë dy helikopterë, pajisje për zjarrfikësit

Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile.

Reklama

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky i fundit tha se me këtë ndihmë synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit.

“U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefekturat 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet”, tha ministri.

“Tek katër qendrat e mbrojtës civile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, tha Peleshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Lajme
Vrau bashkëshorten me sëpatë, dënohet me 25 vjet burgim prishtinasi

Vrau bashkëshorten me sëpatë, dënohet me 25 vjet burgim prishtinasi

Lajme
Vrasja e rëndë e mësimdhënëses në Prishtinë, deklarata e Policisë dhe Prokurorisë – gjithçka që dihet deri tani

Vrasja e rëndë e mësimdhënëses në Prishtinë, deklarata e Policisë dhe Prokurorisë – gjithçka që dihet deri tani

Besnike Salihu
Një burrë sulmon seksualisht një burrë tjetër në Llapnasellë

Një burrë sulmon seksualisht një burrë tjetër në Llapnasellë

Kronika e Zezë
Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Lajme
Voziti 156 km/h – shoferi dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

Voziti 156 km/h – shoferi dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori