LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria heq vizat për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë gjatë sezonit turistik

Shqipëria heq vizat për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë gjatë sezonit turistik

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, ka informuar se janë hequr vizat për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë gjatë sezonit turistik.

Në njoftimin e publikuar në web-faqen e ambasadës, thuhet se ky është një vendim i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.


Sipas njoftimit, atyre do tu lejohet hyrja pa viza në territorin e Shqipërisë nga data 10 qershor, deri më 30 nëntor 2020 për udhëtime turistike dhe private për një periudhë prej 90 ditësh.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse informon, se në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, numër 470, datë 10.06.2020, nga data 10 qershor deri në datën 30 nëntor 2020, shtetasve të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë u lejohet hyrja pa viza në territorin e Republikës së Shqipërisë, për udhëtime turistike dhe private, për një periudhë prej 90 ditësh”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori