LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria fton NATO-n për të ngritur një bazë në portin e Durrësit, Rama: Propozimi ka ngjallur shumë interes

Shqipëria fton NATO-n për të ngritur një bazë në portin e Durrësit, Rama: Propozimi ka ngjallur shumë interes

Kryeministri Edi Rama ta bërë të ditur sot se Shqipëria i ka bërë një ftesë NATO-s që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano.

Në një konferencë me gazetarët pas vizitës e tij në Samitin e NATO-s në Madrid, Rama u shpreh se së shpejti do të vijojë diskutimi në Bruksel lidhur me propozimin e Shqipërisë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit.


“Së shpejti do të bëjmë takim të posaçëm për këtë çështje me të gjithë ekspertët, për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme. Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, ka shtuar Rama.

Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira
Lexo po ashtu Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira

Rama përsëriti edhe një herë kërkesën që bëri në Samitin e aleancës, për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e mbrojtjes, një stad pararendës i anëtarësimit.

“Pavarësisht mosnjohjes nga të gjithë vendet, kjo nuk është një kohë e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme, në aspektin politik dhe të vendimmarrjes. Pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, Kosova ka mbajtur një qëndrim absolutisht të qartë dhe të saktë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori