Një nga pesë top destinacionet për turizëm të aventurës është Shqipëria, kështu së paku ka njoftuar Asociacioni i Turizmit të Aventurës “ATTA”, që është organizata më e madhe e këtij lloji në botë.

ATTA e quan Shqipërinë si destinacion befasues, pasi ata nuk e kanë pritur se Shqipëria mund të futet në top 5’shen e kësaj liste, ku para saj janë të renditura shtetet si Spanja, Franca, Italia dhe Portugalia.


1 121

Këtu flitet për turizmin që nuk ka të bëjë me pushimet në plazh, por atë më të avancuara, siç janë ekoturizmi apo hiking-u.

12 7

Asociacioni “ATA” publikon çdo vit nga një raport rreth turizmit të aventurës dhe matë konkurrencën e shteteve në turizmin e avanturës.

2 56

Sipas këtij raporti trendet botërore tregojnë se në kuadër të këtij lloji të turizmit, aktivitet më të dëshiruara janë ekoturizmi, vizitat e qëndrueshme ambientale hiking the turizmi kulinarë. Gjithashtu si aktivitete përmenden edhe çiklizmi me safarin.

3 50