LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova negociojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, garanton të drejta të barabarta për qytetarët në të dy vendet

Shqipëria dhe Kosova negociojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, garanton të drejta të barabarta për qytetarët në të dy vendet

Shqipëria dhe Kosova negociuan marrëveshjen administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, pas ratifikimit nga ana e parlamenteve të të dy vendeve.

Raundi i tretë i bisedimeve mes dy delegacioneve për hartimin e kësaj marrëveshjeje dhe elementëve teknikë të zbatimit u zhvilluan në datat 23-24 Maj 2022, në Tiranë, sipas njoftimit për shtyp të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.


Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, ndërsa bisedimet u udhëhoqën nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Për palën kosovare negociatat u kryesuan nga Leunora Zulfiaj, udhëheqëse e Divizionit të Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Të dyja palët, në përfundim të negociatave, shprehën vullnetin e plotë për të thelluar më tej bashkëpunimin, si dhe për të koordinuar skemat e sigurimeve shoqërore, në përputhje me standardet e legjislacionit evropian.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, të cilat përfshijnë: përfitimet në para për barrë-lindje për personat e punësuar; personat e vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit; përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar; për pensionin e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuarit, si dhe për punëdhënësit.

Kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme, pasi garanton të drejta të barabarta dhe siguron mbrojtje shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy vendet, mbyll njoftimin Instituti i Sigurimeve Shoqërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori