28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, ka folur në emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer momentet e dhunës që ka përjetuar.
E reja ka thënë se në javën e dytë që ka ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Gushollin, ajo është marr peng dhe është dhunuar brutalisht prej tij.
Ajo ka treguar se i dashuri e kërcënonte se do e vriste dhe do e hidhte në lumë.
“Kam ardhur në datën 1 prill nga Gjermania për të bashkëjetuar këtu. Më ka dhunuar dhe më ka mbyllur. Kemi patur një vit e gjysmë lidhje. Kjo ndarja unë andej ai këtej dhe kur të vija në Shqipëri do të bashkëjetoja. Java e dytë ka qenë një tmerr, kam parë vdekjen me sy. Më ka gjuajtur me grushte me shkelma, më ka bërë presion do të çaj barkun, di të marr kushëririn tim dhe do të hedh në lum”,-tha 28-vjeçarja.
Ndërkohë, avokati Enea Cenko ka rrëfyer me detaje se si është dhunuar e reja nga i dashuri i saj, ndërsa ka treguar dhe se si ajo është njohur me dhunuesin Gleard Gusholli.
Ai tha 28-vjeçarja erdhi në Shqipëri pasi kishin caktuar edhe datën e dasmës me Gleard Gushollin.
“Ngjarja ka ndodhur në javën e dytë ku është dhunuar sistematikisht. Javën e dytë është marr peng, i është hequr telefoni, është dhunuar në mënyrë barbare dhe i është marrë çelësi i shtëpisë. Asnjë mundësi nuk kishte për të njoftuar policinë. Është mbajtur peng në banesën e bashkëjetuesit. I ka hequr çdo mundësi komunikimi. Vajza vazhdimisht ka kërkuar që të largohej nga shtëpia, por e ka patur të pamundur se është torturua në mënyrë të vazhdueshme.
Vazja është shtrëngua që të marr drogë. Është detyruar herë pas here të përdor kokainë. Vajza është infermiere me pasaportë gjermane, ka lindur në Gjermani. Në Gjermani është njohur me djalin se e ka ndihmuar me përkthimin. Edhe në Gjermani është dhunuar po nuk është denoncuar nga vajza. Djali ka qenë në Gjermani dhe nuk ka qenë në punë. Ata kishin prerë dhe ditën e dasmës, jo më kotë vajza erdhi në Shqipëri.
Shkaku i dhunës ka qenë fillimisht se ju keni bërë një kallëzim penal në Gjermani, por vajza nuk kishte bërë asnjë kallëzim. Në momentin që djali ka komunikuar kushëririn e tij për të ditur cili është shkaku që nuk lejohej në Gjermani. Në këtë moment vajza ka përfituar për të kërkuar ndihmën e kushërirës e djalit që erdhi së bashku me dy persona të tjerë që e morën. Vajza është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Cenko në Opinion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv qe pesë muaj

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë