LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Pastrimi i policisë, vetingun e kaluan tetë drejtues, vetëm një përjashtohet

Shqipëri: Pastrimi i policisë, vetingun e kaluan tetë drejtues, vetëm një përjashtohet

Pas rinisjes së procesit të vetingut në Policinë e Shtetit në Shqipëri, mesatarja e vendimeve të trupës së vlerësimit anon më shumë te konfirmimet në detyrë se sa te përjashtimet apo dhe ndërprerjet e procesit.

Mesa duket shumica e drejtuesve të policisë apo dhe Gardës së Republikës plotësojnë tre kriteret, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit në detyrë.


Nëse për Oltian Bistrin, ish-shefin e operacionales i arrestuar përgjatë operacionit “Metamorfoza”, vetingu ndërpreu procesin së bashku dhe me pesë pjesëtarë të tjerë të policisë, të cilët kanë ndryshuar funksione, vetëm një drejtues policie është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.

I vetmi, ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Theodhori Gravani, ngeci në procesin e vettingut në Polici. Edhe pse arsyet nuk janë thënë lidhur me rastin, pritet që AMP të bëjë publike se përse Gravani u përjashtua.

Deri më tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë gjithsej 16 vendime, nga të cilat 8 për konfirmim në detyrë, një vendim për largimin nga funksionet, 6 për ndërprerjen e procesit të vlerësimit kalimtar dhe vetëm 1 vendim për “përjashtim nga detyra”.

I nisur që në vitin 2019, vetingu pësoi disa ndryshime deri sa u vendos që do të jetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që do të bëjë vlerësimin kalimtar. Një tjetër risi për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë është dhe koha e vlerësimit.

Sipas projektligjit që u dorëzua në atë kohë, shtrirja kohore fillon nga viti 2008 e më tej, ndërsa komponenti i pasurisë ndoshta më i rëndësishmi raportohet nga Inspektorati i deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Afati, sipas ministrisë, bazohet në parashikimet e legjislacionit për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit nga institucionet publike dhe afatet e parashkrimit të veprave penale. Diçka e tillë ndoshta bëhet për të kursyer kohë ,por për ata drejtues të cilët dyshohet se mund të kenë vënë pasuri të pajustifikuar para vitit 2008, të dhënat nuk do të merren parasysh. /a2news/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori