Në Shqipëri do të nisë nga e para, procesi gjyqësor për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi ky i fundit kërkoi sot të revokohet gjykimi i shkurtuar. Zoti Llalla kërkoi zhvillimin normal të procesit në mënyrë që ai të kishte mundësinë e paraqitjes së provave të reja.
Kjo kthesë, erdhi pikërisht ndërsa pritej që ish Prokurori i Përgjithshëm të paraqiste mbrojtjen e tij, dhe gjykata të dilte më pas me një vendim. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kishte kërkuar dënimin me dy vjet burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohej me 1 vit e 4 muaj, si dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, për ish Prokurorin e Përgjithshëm.
Zoti Llalla ishte dyshuar fillimisht për katër vepra penale, por në përfundim të hetimit. SPAK ngriti ndaj tij vetëm akuzën për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, e konsideruar më shumti një kundravajtje penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.
Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City