LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, ndalohen shoferët që drejtonin mjetin pa patentë

Shqipëri, ndalohen shoferët që drejtonin mjetin pa patentë

Policia e shtetit ka njoftuar se 18 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës që lamë pas, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa patentë, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Konkretisht, 6 drejtues u ndaluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona u kapën pa leje drejtimi, 7 persona u gjetën në shkelje të rregullave të qarkullimit. 2 persona u proceduan për korrupsion aktiv. 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike.


Sipas policisë, brenda javës janë dhënë 12.742 masa administrative, mesatarisht 1.813 në ditë. 68 masa për xhama të zinj, 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

Po ashtu, janë 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 45 raste për tejkalim shpejtësie, 3 raste të ndryshme, ndërkohë që 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja./tch/