LAJMI I FUNDIT:

​Shqipëri, hapet Bazilika e Bezistanit e ndërtuar në shekullin e pestë

​Shqipëri, hapet Bazilika e Bezistanit e ndërtuar në shekullin e pestë

Në kuadër të javës të Mozaikëve në Elbasan është hapur për vizitorët dhe nxënësit e shkollave një pjesë e bazilikës së Bezistanit në qendër të Elbasanit.

Bazilika e Bezistanit i përket shekullit të pestë dhe përbëhet nga shumë elementë arkitektonikë ku veçohen mozaiku dhe afresket.

E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, kjo bazilikë u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë ndërsa detajet që ajo fsheh janë të jashtëzakonshme.

Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 teksa kryheshin punime për rikonstruktimin e bulevardit kryesor të Elbasanit. Plot 17 vjet më pas ajo mbetet e mbuluar pa asnjë projekt konkret që të mund ta bëjë të qasshme dhe atraksion turistik për Elbasanin. /tch