LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: 306 raste të reja me COVID-19 dhe 4 persona humbën jetën, mes tyre një 21-vjeçar

Shqipëri: 306 raste të reja me COVID-19 dhe 4 persona humbën jetën, mes tyre një 21-vjeçar

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 306 raste të reja me COVID-19 në 1412 teste të kryera.

Ndërkohë, 4 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit dhe 71 persona kanë mundur të shërohen.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese”, sqaron ministria.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë

25 raste në Korçë dhe Vlorë

16 raste në Fier

13 raste në Elbasan

10 raste në Berat

6 raste në Mirditë

5 raste në Durrës

4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec

2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin

1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         306

Të shëruar ne 24 orë                      71

Humbje jete në 24 orë                   4

Testime ditore                                   1412

Testime totale                       114381

Raste pozitive                         18556

Raste të shëruara                 10466

Raste Aktive                           7621

Humbje jete                           469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3805

Durrës                  730

Shkodër                493

Fier                        503

Korçë                    471

Lezhë                    373

Elbasan                 344

Vlorë                   307

Berat                    224

Kukës                   178

Dibër                    97

Gjirokastër          96

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori