Puna, vullneti, përkushtimi, dëshira, kureshtja dhe pasioni për t’i prekur majat e suksesit në profesionin e saj, ka bërë që dr. Shqipe Buzuku të jetë femra e parë shqiptare në botë, dr. shkence në Teknologji Industriale dhe Menaxhim.
Edhe pse sukseset e të rinjve, sidomos të femrave tashmë janë evidente kudo në botë, ajo tha se populli i Kosovës dhe sidomos femrat shqiptare, kanë dëshmuar para botës se janë të talentuara dhe kanë arritur majat e suksesit, si në art, muzikë dhe sport, arsim, shkencë etj.
Shumë e rëndësishme për të është, se si një femër shqiptare ta përfaqësoj vendin e vet të vogël Kosovën botërisht.
Në të njëjtën kohë, jo vetëm se ka bërë shkencë, por ka pasur edhe një rol të një ambasadoreje nëpër konferenca ndërkombëtare (SHBA, Kinë, Francë, Spanjë, Itali, Finlandë, Kroaci, etj.), ku me krenari çdo herë ka prezantuar vendin origjinës, edhe pse ka mbajtur adresën akademike të Finlandës. Gjithashtu, ajo thotë se e ndjen obligim intelektual, profesional dhe moral që përvojën e saj t’a bartë në institucionet e Kosovës.
E lindur dhe e rritur në Prishtinë, në një intervistë për Telegrafin dr. Buzuku sjell përvojën e saj që nga hapat e parë kur iu qas rrugës së shkencës dhe si arriti deri tek momenti kur ajo u kurorëzua me titullin më të lartë akademik – Doktor Shkence (Teknologji) nga Universiteti Teknologjik i Lapenrantës në Finlandë.
Ajo tregon se viti 2011, e gjeti duke punuar si inspektore e shtetit në Departamentin e Inspektoratit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë.
“Paraprakisht, unë kisha kryer studimet themelore dhe më pas edhe studimet Master (MSc) në Kimi Inxhinierike, por dëshira për të bërë hulumtime shkencore në ndonjë universitet ndërkombëtar nuk u ndal kurrë. Duke e parë nevojën e madhe për hulumtim në aspektin e mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi dhe të ujërave në veçanti në shtetin e Kosovës, unë isha e përkushtuar për të kontribuar veqanërisht në trajtimin e ujërave të zeza, kështu që fillova të shkruaj një projekt propozim për të studiuar më tutje… pastaj aplikova në programin “Erasmus Mundus” – program i BE-së (thirrja e dytë për vitin akademik 2011)”, tregon ajo për Telegrafin rrugën e saj të suksesit.
Ajo tha se për sukseset tashmë janë dëshmuar para botës, dhe se sipas saj, tani kemi nevojë që Kosova të ketë më shumë femra në pozitat akademike, në shkencë dhe teknologji.
“Kosovës i duhen më shumë kuadro, më shumë femra doktor shkence në fushat inxhinerike dhe teknologji, si p.sh. në fizikën nukleare, në kiminë inxhinierike dhe proceset kimike, në inxhinerine industriale, në energjinë alternative, në inxhinerinë mekanike, në shkencat kompjuterike, në robotikë dhe inteligjencë artificiale, etj. E kjo arrihet vetëm me punë, përkushtim, pasion, kureshtje, hulumtime të pareshtura deri në finalizim të studimeve ne fushat përkatëse”, tha ajo.
Pas shumë përpjekjeve, sfidave dhe angazhimeve, keni arritur majat e suksesit në profesionin tënd,mund ta quajmë unik. Na tregoni pak për rrugëtimin tënd drejt këtij suksesi?
Shqipe Buzuku: Ishte muaji gusht në vitin 2011, kur mora konfirmimin dhe zyrtarisht u bëra pjesë e projektit EM2-STEM përmes programit Erasmus Mundus të Komisionit Evropian, me bursë të plotë për dy vite në Finlandë. U pranova si hulumtuese e projektit të BE-së (project researcher) në Fakultetin e Kimisë Inxhinierike dhe Proceset Teknologjke në Universitetin Teknologjik të Lapenrantës (Lappeenranta-Lahti University of Technology – LUT) në Finlanë. Isha shumë e gëzuar, por njëkohësisht kisha edhe një ankth që më pushtoi mua në ato ditët e para. (Sqarim: Projekti EM2-STEM ishte pjesë e Programit Erasmus Mundus i formuar nga Komisioni Evropian, qëllimi i të cilit ishte për të ngritur kualitetin e shkollimit të lartë përmes bursave dhe bashkëpunimit akademik ndërmjet Evropës dhe vendeve të tjera të botës).
Isha shumë e lumtur, jashtëzakonisht e motivuar dhe shumë entuziaste se më ishte dhënë mundësia të bëja punë kërkimore (postdiplomike) përmes këtij projekti dhe atë në një sistem të shkollimit akademik skandinav – pra në Finlandë. Gjithashtu, isha shumë krenare sepse isha e vetmja nga Kosova që kisha fituar një bursë dy vjeçare për studime në Finlandë. Kurse, kisha ankth sepse nuk isha shumë e përgatitur për të jetuar jashtë vendit dhe larg familjes.
Gjatë dy viteve të para 2011-2013, unë kam treguar interesim të madh, motiv të lartë dhe performancë të shkëlqyer në LUT University në grupin ku punoja, prandaj fitova të drejtat për studime të rregullta në shkallën e doktoraturës në LUT University. Këtë ma konfirmoi mentori im Prof. A.K. kur më pranoi në laboratorin e tij për hulumtime shkencore, sepse deri atëherë isha vetëm si “Exchange student”. Në vazhdën e punëve që kisha në laboratorin e proceseve dhe sistemeve inxhinierike, mora një ftesë që të paraqes punën time në një konferencë ndërkombëtare në Kinë.
Kështu, në qershor të vitit 2013, në qytetin Dalian të Kinës, për herë të parë mora pjesë dhe prezantova në një konferencë shkencore ndërkombëtare me mbi 300 të pranishëm (nga Europa, ShBA, Azia dhe Australia), ku edhe mora çmimin “The Best Student Paper Aëard”. Ishte një befasi e bukur për mua kur e thirrën emrin tim! Isha shumë e emocionuar, por edhe tejet krenare… Pastaj në fillim të vitit 2014, nga mentori im mësova se do të shkoja përsëri në Kinë, por tani në cilësinë e stafit akademik nga LUT, për të punuar për tre muaj si hulumtuese e projektit që ekzistonte bashkëpunimi në mes të LUT University dhe South China University of Technology, lidhur me projektin për “Problemet Industriale në sektorin e ujit” dhe i financuar nga Agjencia Kombëtare Finlandeze për Arsim. Projekti përfshinte një gamë të gjerë të detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive. Ky projekt mua më dha një përvojë të pakrahasueshme të zgjidhjes së problemeve në aspektin industrial.
Përveç kësaj, gjatë kohës kur punoja në qytetin Guangzhou në jug të Kinës, në një ditë me vapë të madhe dhe kur lagështia e ajrit ishte tejet e lartë, pranova një email përmes të cilit u njoftova se nga “Fondacioni për Shkencë dhe Kulturë” i Finlandës, kisha fituar një Grant të plotë për studime të rregullta në LUT. U gëzova shumë! Ky ishte përfundimisht ai momenti, kur unë e mora timonin në dorë për të drejtuar punën time hulumtuese në Finlandë deri në fund të studimeve. Pastaj, në fund të vitit 2016, përsëri fitova edhe dy grante tjera për të përfunduar studimet ne tërësi dhe për ta shkruar disertatcionin. Ndër të tjera, sigurisht se kishte edhe sfida dhe momente shumë delikate, të cilat unë nuk i kisha paramenduar, sepse jeta është e paparashikueshme, por me një forcë të thellë që më vinte nga brenda dhe me një motiv e kurajë të pamposhtur, nuk iu ndava kurrë rrugës së dijes. Pa dyshim, se ka qenë një rrugë e gjatë, shumë e mundimshme dhe me shumë stres, me net të tëra pa gjumë, në mungesë të familjes dhe jetës sociale, e posaçërisht më mungonte shumë të flisja në gjuhën shqipe etj etj…
Sa ka qenë e vështirë rrugëtimi i juaj deri tek ky sukses?
Shqipe Buzuku: Natyrisht se ka qenë shume i vështirë, kjo nuk është një koincidencë që vetëm pak njerëz arrijnë sukses kaq të lart. Rrugëtimi im për të arritur suksesin deri këtu ka qenë shumë i vështirë dhe tejet sfidues. Nuk ka qenë vështirë në aspektin financiar, pasi që siç e përmenda më herët kam fituar tre herë grante që më mbulonin shpenzimet e mia të jetesës, në një vend skandinav me standard të lartë siç është Finlanda, por ka qenë e vështirë në aspektin profesional dhe shkencor. E vështirë, aq më tepër kur kësaj i shtojmë faktin se unë nuk kam pasur një përgatitje paraprake nga vendi amë për hulumtime për të hyrë në botën akademike evropiane, duke pasur parasysh se shkollimi im paraprak ishte përfunduar në Kosovë dhe atje nuk bëhej studimi për të publikuar ndonjë punim deri sa je në nivelin master, kurse ne Finlandë po. Nuk dua të nënçmoj sistemin tonë të shkollimit, sepse unë me atë shkollim që mora në Kosove, arrita të bëhem pjesë e projektit EM2-STEM, dhe më pas u pranova ne doktoraturë, por se dallimet janë shumë të mëdha. Unë në LUT University, kam filluar nga gjërat më bazike, jam zhvilluar, jam ngrit profesionalisht, jam vlerësuar dhe në fund jam promovuar në shkallën më të lartë akademike me gradën PhD.
Kam qenë pjesë e një grupi shumë të vogël hulumtues dhe kjo normalisht se nuk ishte në favor timin. Kishte shumë “constrains” (limite) dhe disi e shtrëngonte rrjedhën e punës akademike. Unë, çdoherë jam përpjekur të ofroj mendim analitik dhe të punoj jashtë asaj “kutisë magjike” duke e zgjeruar rrjetin tim për të pasur mundësi që t’a prezantoj punën time hulumtuese me audiencën e jashtme në fushën përkatëse. Vetëm në këtë mënyrë duke marrë kritika, sugjerime, këshilla, opinione, ide të mirëfillta dhe duke u mbështetur në etikën e punës, kam arritë progres dhe kam pas suksese.
Kush ju ka ndihmuar më së shumti gjatë këtij rrugëtimi tuaj?
Shqipe Buzuku: Ka shumë individë dhe organizata që kanë pasur një rol të veçantë dhe kanë kontribuar shumë për mua në rrugëtimin tim për të arritur këtu ku jam sot, dhe për të marrë këtë titull. Unë jam shumë mirënjohëse dhe i falënderohem përzemërsisht fondacioneve të ndryshme duke filluar nga: Erasmus Mundus, Fondacioni për Kulturë, Shkencë dhe Art i Finlandës; Fondacioni për Zhvillim Ekonomik i Finlandës; Agjencia Kombëtare Finlandeze për Arsim (Programi CIMO), Erasmus+ dhe Fondacioni i Universitetit Teknologjik të Lapenrantës-Tukisäätiö; që asnjëherë nuk hezituan të më mbështesin financiarisht dhe që ndihmuan në promovimin e vlerave shkenore dhe akademike. Kishte një rol vendimtar, po ashtu ndihma e ekspertëve nga kompanitë finlandeze që pranuan të intervistohen në projektet e mia hulumtuese. Unë gjithashtu, tashmë kam krijuar dhe ndërtuar një rrjet të shkëlqyer dhe shumë profesional akademik, që më kanë ndihmuar shumë me këshilla, sugjerime, kritika duke reflektuar në punën time çdoherë për publikime sa më kualitative. Kjo arritje kurrë nuk do ishte e mundur pa ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që ka treguar familja ime për mua. Ata më mbështetën mua shumë tërë kohën duke më motivuar, duke më ofruar shume dashuri dhe që asnjëherë nuk më lanë vetëm.
Jeni femra e parë shqiptare në profesionin që punoni. Çka do të thotë kjo për ju?
Shqipe Buzuku: Kjo është shumë e rëndësishme për mua, që si një femër shqiptare ta përfaqësoj vendin tim të vogël Kosovën botërisht. Në të njëjtën kohë jo vetëm se kam bërë shkencë, por kam pasur edhe një rol të një ambasadoreje nëpër konferenca ndërkombëtare (SHBA, Kinë, Francë, Spanjë, Itali, Finlandë, Kroaci, etj.), ku me krenari çdo herë kam prezantuar vendin tim të origjinës, ani pse kam mbajtur adresën akademike të Finlandës. Punimet e mia janë të publikuara në revistat shkencore ndërkombëtare më prestigjioze në botë (Web of Science, Scopus, Palgrave Macmillan, Cham) dhe padyshim se është një nder i veçantë për mua kjo arritje.
Gjithashtu e ndjej obligim intelektual, profesional dhe moral që përvojën time t’a barti në institucionet e Kosovës. Aty ku ka nevojë, jam e gatshme të kontribuoj pa menduar fare! Mendoj se përvojat tona nga diaspora në akademi, biznes dhe çdo profesion tjetër që ndërlidhet me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës, duhet të prezantohen, te sillen dhe te zënë vendin e duhur sa me parë që është e mundur.
Na tregoni pak në pika të shkurtra, për lexuesit tanë, se çka do të thotë profesioni juaj?
Shqipe Buzuku: Është një studim shumë dimensional. Për disertacionin tim, unë kam propozuar, hartuar, krijuar dhe zhvilluar një metodologji të integruar për përmirësimin e procesit të vendimmarrjes që nënvizon pikat e forta të një sistemi dhe plotëson kërkesat inxhinierike në fazën konceptuale te projektit.
Teza ime e doktoratës: “Përmirësimi i vendimmarrjes në organizata komplekse: Një qasje inxhinierike e sistemeve”. Interesi dhe përkushtimi im për hulumtimin ishte përqendruar në zhvillimin e metodave të modelimit për zbulimin dhe ripërdorimin e njohurive me një kuptim të thellë të procesit të vendimmarrjes dhe analizës në sisteme komplekse socio-teknike. Fuqia ime kryesore dhe potenciali im, është fokusuar në zhvillimin e metodave të modelimit dhe zgjidhjet optimale që janë në gjendje të përballojnë kompleksitetin e sistemeve. Duke u përqendruar në temat e kompleksitetit, sjelljes njerëzore dhe pasigurisë, ajo kontribuon ne zhvillimin e të kuptuarit e njohurive, në metodat dhe mjetet, që organizatat publike dhe private të jenë sa më efektive në hartimin, ndërtimin dhe funksionimin e sistemeve të inxhinierisë socio-teknike në shkallë të gjerë. Disa shembuj përfshijnë aplikimin në sistemet e administrimit të ujërave, veçanërisht në trajtimin dhe menaxhimin e ujërave të zeza (p.sh. zhvillimi dhe integrimi i teknologjive transformuese) ose shkenca e qëndrueshmërisë veçanërisht në zbatimin e iniciativave ekologjike-dizajnuese në industrinë e drurit dhe letrës në Finlandë.
Cilat janë synimet tuaja për të ardhëm, dhe njëkohësisht me cilat projekte në mënyrë specifike do të merreni në të ardhmen?
Shqipe Buzuku: Tani për momentin jam pjesë e një projekti që ka të bëjë me biznesin konkurrues të qëndrueshëm nga riciklimi i metaleve, ku i tërë projekti është fokusur se si të implementohet Ekonomia Qarkore bazuar në principet e BE-së. Gjithashtu, kam filluar të punoj si hulumtuese shkencore në një universitet në Brazil, ku zyrtarisht jam e pranuar si një bashkëpunëtore e jashtme nga Agjencia për Hulumtime e Brazilit.
Tani jam duke e zhvilluar një projekt propozim me bashkëpunëtor nga Chalmers University of Technology në Suedi, LUT University në Finland dhe me Universitetin Nacional të Singaporit. Qëllimi im në të ardhmen është të sjell në Kosovë përvojat më të mira europiane përmes projekteve të EU-së, çofshin ato akademike, hulumtime shkencore apo edhe trajnime me punë praktike.
Jeni e gatshme që përvojën tënde ta ushtroni në Kosovë, dhe a keni pas ndonjë ftesë nga dikush deri më tani?
Shqipe Buzuku: Po jam e gatshme dhe me kënaqësi do të kontribuoja në Kosovë. Deri më tani nuk kam pasur ftesë nga asnjë universitet apo institucion i vendit. Unë nga dëshira ime për të kontribuar në Kosovë, kam shprehur një iniciativë që me disa bashkëpunëtorë nga “LUT University” të jem pjesë e Universitetit Veror për vitin 2020, por që nuk kam gjet shumë përkrahje nga njerëzit konkret të fushës përkatëse, për të organizuar dhe bashkuar synergjitë për disa lëndë që do ishin me interes për studentë kosovarë.
Sistemi i arsimit në Kosovë dallon nga sistemi arsimor në Finlandë. E ke pasur të vështirë të inkuadrohesh në sistemin finlandez të arsimit, edhe pse dallohet në botë sa i përket standardeve profesionale?
Shqipe Buzuku: Po, natyrisht se e kam pasur të vështirë që të inkuadrohem apo të adaptohem me sistemin e shkollimit finlandez. Ishte vështirë për faktin se nuk kërkohej të mësoj një detyrë ashtu siç është dhënë, por të studioj, të analizoj dhe të sjell diçka të re. Dihet mirë se Finlanda e zë vendin e parë në botë për kualitet në sistemin e shkollimit, por gjithashtu këtu puna e mësimdhënësve është tejet e vështirë. Mësimdhënësit janë shtresa më e çmuar dhe më e respektuar në shoqërinë finlandeze. Ata e japin më të mirën nga vetja, e japin maksimumin duke i aplikuar të gjitha metodat e mësimdhënies për të arritur sukses me studentët në fund të vitit, me kohë dhe pa vonesa për secilin student pa dallim.
Çfarë do t’ju kishe sugjeruar të rinjve nga Kosova të cilët pak a shumë e kanë të vështirë të depërtojnë në Universitetet më prestigjioze të botës, në këtë rast të Finlandës. Si të hulumtojnë ata për këtë çështje?
Shqipe Buzuku: Të rinjtë dhe studentët nga Kosova, nëse dëshirojnë të bëjnë studime postdiplomike (për PhD) në Finlandë apo kudo tjetër në Evropë, duhet që të përkushtohen maksimalisht në qëllimin e tyre në planin afatgjatë për t’a bërë ëndrrën e tyre realitet. Si? Duhet të aplikojnë në fondacionet e ndryshme që ofrojnë bursa të plota për PhD, dhe me një aplikacion të përgatitur mirë, duke prezantuar një bagazh të pasur në pakon e aplikimit mund të arrihet gjithsesi. Unë vullnetarisht kam qenë pjesë e programit, si mentor, në projektin “Mentoring our Future (MoF)”, që kishte për qëllim lehtësimin dhe transferimin e njohurive profesionale dhe përvojat në mes të Kosovës dhe diasporës, e që është implementuar në vitin 2018/2019. Unë çdo here, kam thënë dhe prapë po e them jam e gatshme të ju ofroj ndihmë studentëve shqiptar, nëse paraqitet nevoja. Kam kaluar vet nëpër këtë rrugë, dhe e di se sa ka rëndësi, ndihma apo udhëzimi nga dikush me përvojë, prandaj do e bëj me shumë dëshirë.
Na tregoni pak si është jeta e një femre shqiptare në Finlandë?
Shqipe Buzuku: Jeta e një femre shqiptare, jo vetëm në Finlandë, por kudo në botë, në studimet e shkallës së doktoraturës nuk është fare e lehtë. Atje ka mundësi të panumërta se çka dhe çfarë mund të bësh, por nuk ke kohë të lirë për të bërë atë çka dëshiron. Unë personalisht edhe pse pak kam pasur kohë të lirë, jam munduar ta plotësoj me aktivitete sportive dhe argëtime, por çdoherë je pothuajse robot i punës dhe nuk ke kohë të mjaftueshme. Herë pas here, në kohën e lirë kam udhëtuar, sepse vetëm në atë mënyrë më lirohej truri dhe çdo herë me vinin ide të reja.
Cili është mesazhi, apo porosia për të rinjtë, sidomos për femrat shqiptare, në mënyrë që edhe ato ta ndjekin ëndrrën e tyre drejt suksesit, në profesionin që ata dëshirojnë?
Shqipe Buzuku: Mesazhi im për çdo femër shqiptare dhe për gjeneratat e reja është: “Unë munda dhe e arrita, mundesh edhe ti!”. Mos ke frikë, mos ke dilemë, mos ke hamendje, mos e nënvlerëso veten tënde, por ndiqe atë çka e ndien në zemrën tënde dhe mundëso që dëshirat dhe ëndrrat e tua të bëhen realitet. Ti dhe vetëm Ti, me punën tënde mund t’a ndryshosh botën. Kur ke dëshirë, talent, pasion dhe kurajë, çdo gjë mund të arrihet. Nëse dëshironi që puna juaj të jetë e dukshme në tregun evropian dhe të bëhesh pjesë e garës ndërkombëtare, ti duhet të jesh më ndryshe se të tjerë. Ti duhet të jesh kreativ dhe të kesh aftësi inovative në projekt propozimin tuaj në planin tuaj afatgjatë! Pastaj, do të hapen rrugët në çdo laborator shkencor, në çdo institucion, në çdo Universitet, kudo nëpër botë. Mëso dhe studio, për të ndryshuar botën, për ta bërë atë më të mirë!
Populli i Kosovës dhe sidomos femrat shqiptare, e kanë dëshmuar para botës se janë të talentuara dhe kanë arritur majat e suksesit. Pra për art, muzikë dhe sport, nuk kemi çka të flasim sepse ajo tashmë është dëshmuar para botës. Ne kemi nevojë tani që Kosova të ketë më shumë femra në pozitat akademike, në shkencë dhe teknologji.
Kosovës i duhen më shumë kuadro, më shumë femra doktor shkence në fushat inxhinerike dhe teknologji, si p.sh. në fizikën nukleare, në kiminë inxhinierike dhe proceset kimike, në inxhinerine industriale, në energjinë alternative, në inxhinerinë mekanike, në shkencat kompjuterike, në robotikë dhe inteligjencë artificiale, etj. E kjo arrihet vetëm me punë, përkushtim, pasion, kureshtje, hulumtime të pareshtura deri në finalizim të studimeve ne fushat përkatëse. Gjithashtu, unë i inkurajoj të gjitha femrat shqiptare që tani për momentin janë duke bërë hulumtime për PhD-në, e tyre kudo në botë, të mos dorëzohen, por të japin maksimumin për ta finalizuar atë, e që për të nesërmen të jenë kokëlartë dhe të ndihen krenare, sepse është vërtetë vlerë që e ndajnë të gjitha femrat në botë. Uroj që të kemi sa më shumë femra shqiptare si pjesë e kësaj vlere të përbashkët. /Lumturije Bekaj/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër
Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit