Shqetëson gjendja shëndetësore e Mbappes tek Real Madridi - francezi në dyshim për ndeshjen hapëse

Real Madrid do të debutojë në Kupën e Botës për Klube të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00 në një ndeshje plot me paqartësi për 'Los Blancos'.
Lajmi më i fundit është se Kylian Mbappe është në dyshim serioz për këtë ndeshje.
Ylli francez mungoi në seancën e fundit stërvitore të Real Madrid para ndeshjes kundër Al-Hilal, sipas raportimeve të Diario AS.
Sulmuesi 26-vjeçar stërviti normalisht të hënën, por kur mbërriti në hotel, filloi të ndihej i sëmurë.
Stafi mjekësor i Real Madrid konstattoi se ai kishte ethe, dhe Mbappe mungoi në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë në Miami.
Ata thonë se Mbappe nuk është përjashtuar krejtësisht nga ndeshja, por mbetet një ‘dyshim serioz’.
Mbappé pritej të udhëhiqte sulmin në debutimin e trajnerit Xabi Alonso, por një vendim do të merret të mërkurën gjatë ditës, në varësi të gjendjes së tij.
Plani ishte që Mbappe të luante në sulm bashkë me Vinicius Junior, por tani duhet të mendohet për alternativa të tjera, pasi edhe Endrick Felipe është i dëmtuar.
Rodrygo Goes ose Gonzalo Garcia Torres nga Real Madrid Castilla, janë alternativat më të natyrshme për formacionin 4-4-2 që Alonso po synon të përdorë./Telegrafi/













































