Sulmuesi i Real Madridit që është në huazim te skuadra edhe nga u ble (Palmeiras), Endrick Felipe, po përballet me shumë vështirësi në Brazil.

Lojtari është paraqitur vetëm në dy nga nëntë ndeshjet e fundit të Palmeiras dhe ka startuar vetëm një herë.


Në mungesë të tij, Palmeiras ka shkëlqyer duke fituar dy nga katër ndeshjet e fundit. Endrick u la në stol për fitoren e tyre në çerekfinalen e Copa Libertadores dy javë më parë, gjersa ishte ulur në stol.

Trajneri kryesor i Palmeiras, Abel Ferreira, preferon të luajë me sulmuesit më me përvojë Jose Lopez dhe Rony sesa të riun e Los Blancos.

Ndërkohë, homologu i Endrick, Vitor Roque, i cili ka kaluar te Barcelona, ​ por është në huazim te Athletico Paranaense - ka nisur çdo ndeshje dhe ka shënuar 18 gola në 2023.

Real Madridi ka paguar afro 70 milionë euro duke përfshirë shtesat për Endrick. /Telegrafi/

telegrafi sport app