LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj të luajmë së bashku” – Rashford dëshiron që Sancho të kalojë te Unitedi

“Shpresoj të luajmë së bashku” – Rashford dëshiron që Sancho të kalojë te Unitedi

Marcus Rashford ka thënë se ai do të pëlqente që të luante së bashku me Jadon Sanchon në sezonin e ri.

Sulmuesi i Manchester United duket se është në dijeni se ata po e kërkojnë transferimin e bashkëkombësit të tij nga Borussia Dortmundi.

Sancho është bërë një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, andaj Djajtë e Kuq duan që të mbyllin transferimin e tij në këtë verë.


“Do të ishte gjë e mirë nëse Sancho na bashkohet këtu”, ka thënë Rashford. ” Sancho është një lojtar i mrekullueshëm dhe është i një gjenerate të re”.

“Është kënaqësi të shohësh në lojtarin që është shndërruar. Shpresoj që të luajmë së bashku, do të ishte fantastike”.

Dortmundi ulë çmimin e Sanchos, alarmohen Chelsea dhe Unitedi
Lexo po ashtu Dortmundi ulë çmimin e Sanchos, alarmohen Chelsea dhe Unitedi

“Ai është një lojtar që shënon dhe krijon raste për bashkëlojtarët, ka imagjinatën shumë të zhvilluar dhe ne na duhet një top lojtar”, ka shtuar më tej sulmuesi i Unitedit.

Në këtë sezon, Sancho ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka bërë 19 asistime në 35 paraqitje në total për Dortmundin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Kalo në kategori