LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e përditshme që janë duke jua dëmtuar lidhjen pa e ditur fare

Shprehitë e përditshme që janë duke jua dëmtuar lidhjen pa e ditur fare

Është gjë e mahnitshme kur lidhja juaj është e hareshme dhe pozitive.

Sidoqoftë, shpeshherë mundeni që gabimisht të mendoni se është duke shkuar gjithçka mirë, kur faktikisht ka diçka gabim, transmeton Telegrafi.


Fatkeqësisht, shprehitë tona të caktuara mund ta bezdisin ose edhe ta detyrojnë partnerin tonë të largohet.

Prandaj, në mënyrë që ta mbani lidhjen të shëndetshme, më poshtë ju sjellim disa prej shprehive më të zakonshme që mund të jenë duke jua dëmtuar lidhjen pa e ditur ju!

Gjithmonë e kritikoni veten

Shpeshherë përfundojmë duke e kritikuar veten vazhdimisht, duke mos menduar se të metat tona i vërejmë vetëm ne. Partneri juaj mund të mos jetë duke i vërejtur ato aq shumë sa ju. Nëse vazhdimisht flisni për të metat që i keni, atëherë eventualisht mund ta bindni partnerin ta mendojë të njëjtën gjë për ju.

E gjykoni gjithë përreth jush

Kur njëri prej partnerëve në lidhje gjithmonë bezdiset, shpejt ose vonë do ta ndryshojë rrjedhën e lidhjes. Normalisht se mund ta gjeni pozitiven e negativen në çdo gjë përreth, mirëpo ta dëgjoni dikë duke u ankuar tërë kohën mund të bëhet diçka tejet bezdisëse.

Partnerja e përsosur…

Përpjekja për t’u bërë e përsosur për partnerin tuaj është kurth sepse, herët ose vonë, edhe ju edhe partneri do të lodheni nga kjo. Kur e shfaqni vetëm anën e mirë tërë kohën, mund të mbledhni brenda vetes emocione të shumta të cilat më vonë mund të shpijnë në rrethana të paparashikueshme.

Të shpenzoni më shumë se ç’mund të përballoni

Shpenzimi i pakontrolluar i parave është diçka që me shumë gjasë mund të shkaktojë konflikt në lidhje herët ose vonë. Është e rëndësishme që partnerët qysh në fillim të pajtohen për mënyrën se si i menaxhojnë financat. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

Prindër dhe fëmijë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Si të kombinojmë ngjyrat

Si të kombinojmë ngjyrat

Keshilla Modë
Kalo në kategori