Raportohet se Justin Timberlake ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sy të gjakosur, disa javë para arrestimit të tij pas vozitjes në gjendje të dehur.

Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari i "Mirrors" ishin nën ndikim gjatë turneut të tij "Forget Tomorrow World Tour" në T-Mobile Arena muajin e kaluar, burimet i thanë TMZ të hënën se ai nuk ishte.


Sipas burimit, pamja e tillë e Timberlake u analizua shumë në rrjete sociale e gjithandej.

Screenshot 27 12 Foto: TikTok

Burimi shpjegoi se ish-anëtari i "NYSNC", 43 vjeç, duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse rrezikon shumë.

Ai nuk dukej mirë dhe kjo u komentua edhe nga fansat që po ndiqnin nga afër koncertin.

Screenshot 28 12 Foto: TikTok

Justin u arrestua pak ditë më parë pasi po voziste në gjendje të dehur.

Artisti i famshëm u ndalua nga policia në zonën Hamptons të Long Island.

Screenshot 29 15 Foto: TikTok

Një oficer policie që e ndaloi Timberlake para arrestimit të tij për ngasjen e makinës në gjendje të dehur, nuk e njohu yllin, përkundër viteve në skenë. /Telegrafi/

Screenshot 30 12 Foto: Getty Images