LAJMI I FUNDIT:

Shpëton gruan nga burri i vdekur

Shpëton gruan nga burri i vdekur

Duke vërejtur se kutia e postës së çiftit është përplot me letra dhe postë, shpërndarësi i gazetave është brengosur seriozisht për pleqtë simpatikë, dhe këtë me arsye.

Shpërndarësi i gazetave Bruce Pitts në Saint Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë shpërndarjes ka vërejtur se kutia e postës së çiftit të moshuar ishte përplot me letra dhe revista, që për të ka qenë gjë e pazakontë.

Pas ndërrimit, ai ishte kthyer me bashkëshorten e tij deri tek shtëpia e Fred dhe Blanche Roberts, 77 dhe 84 vjeçar. Askush nuk ka hapur derën prandaj ai është futur nga dera e prapme. Në dysheme ishte i shtrirë Fredi i vdekur, ndërsa nën të, gruaja e tij e gjallë.

Me ndihmën e gruas ai ka ngritur trupin e Fredit, i cili kishte vdekur nga sulmi në zemër, si dhe ka thirrur shërbimin përkatës të cilët Blanchen e kanë dërguar në spital.


Ajo sigurisht ka tentuar të mbajë bashkëshortin e saj kur e ka goditur sulmi në zemër, por ai ka rënë mbi të dhe e ka zënë pisk. Postierët dhe shpërndarësit e gazetave e kanë njohur Blanchen, e cila gjithmonë u ka thëne se lutet për ta kur ka qenë moti i keq, sepse e dinte se punojnë jashtë për t’i sjellë asaj postën dhe gazetat.