Shpëtohen me helikopter tre turistët çekë, kishin mbetur të bllokuar në Malin e Jezercës

Tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter, pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës në rajonin e Malësisë së Madhe.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ku bën të ditur edhe gjendjen e tyre shëndetësore.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruhet në postim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































