LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen 210 emigrantë

Shpëtohen 210 emigrantë

Autoritetet spanjolle njoftuan sot se 210 persona u shpëtuan në ngushticën e Gjibraltarit.

Shërbimi i shpëtimit detar spanjoll tha se 155 persona u shpëtuan nga tetë anije të vogla që kaluan në ngushticën e Gjibraltarit, ndërsa Gardës Civile Spanjolle tha se kishte shpëtuar 55 persona të tjerë.


Dy ditë më parë, më shumë se 800 emigrantë u shpëtuan pasi deti në Gjibraltar u qetësua.

Vala e re e emigrantëve solli ndarje midis qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Qeveria e re italiane premtoi të deportojë mijëra emigrantë, ndërsa qeveria e re spanjolle kërkon bashkëpunim më të madh për të ndihmuar migrantët dhe vendet që ata mbërrijnë. /kp/Telegrafi/