LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime në distriktin diplomatik në Kabul

Shpërthime në distriktin diplomatik në Kabul

Disa shpërthime janë dëgjuar në distriktin diplomatik të kryeqytetit afgan, Kabul më 21 gusht, mirëpo ende nuk është raportuar për ndonjë të plagosur, ka thënë policia.

Shpërthimet janë shkaktuar nga raketat e nisura prej zonës jashtë qytetit dhe disa prej tyre kanë rënë afër pallatit presidencial, rreth zonës së ambasadave dhe ndërtesave qeveritare, ka thënë një zyrtar i sigurisë në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

Raketat janë hedhur në kohën kur presidenti afgan, Ashraf Ghani ishte duke folur në ceremoninë e shënimit të festës së Kurban Bajramit, transmeton Evropa e Lirë.


Dy ditë më parë, Ghani kishte bërë thirrje për armëpushim me talibanët nga 20 gushti deri në përfundim të tre muajve të ardhshëm, mirëpo kryengritësit talibanë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

Duke dëgjuar shpërthimet, Ghani është cituar të ketë thënë: “Nëse ata mendojnë se sulmet me raketa do të rrëzojnë afganët, ata e kanë gabim”.

Policia ka thënë se raketa e parë është nisur afër presidencës, e dyta afër ndërtesave të NATO-s dhe ambasadës amerikane në Kabul, mirëpo askush nuk është plagosur.

Sipas zyrtarëve të paktën 12 raketa kanë shpërthyer në këtë zonë.

Forcat afganë kanë rrethuar një shtëpi, prej së cilës besohet se janë nisur raketat, një aeroplan ka bombarduar zonën dhe të paktën dy militantë janë vrarë, ka raportuar agjencia e lajmeve Tolo.

Në trend Botë

Më shumë
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Kalo në kategori