LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i kontrolluar, në Indi shemben kullat 103 metërshe – brenda 15 sekondash “zhduken”

Shpërthim i kontrolluar, në Indi shemben kullat 103 metërshe – brenda 15 sekondash “zhduken”

Në afërsi të Delhit në Indi, sot është kryer shpërthimi i kontrolluar ku si pasojë u shembën dy kulla me lartësi prej 103 metra, që paraqet ndërtimin më të lartë që ndonjëherë është shembur në Indi.

“Binjakët indianë” siç raportojnë mediat e atjeshme që i quajnë këto ndërtesa të shembura, ka ndodhur me vendim të gjykatës së Indisë të marrë gjatë vitit të kaluar, ku u konstatua se investitorët kanë shkelur disa rregulla dhe obligime gjatë ndërtimit të tyre, transmeton Telegrafi.


Pak para shpërthimit, policia indiane dhe mbrojtja civile ka kryer evakuimin e mijëra banorëve të ndërtesave përreth, ku më pas janë urdhëruar që të mos kthehen në pronat e tyre pas orë pas shpërthimit.

Edhe pse më herët në Indi ishin hedhur në erë objekte gjigante, kësaj radhe shpërthimi ka qenë më sfidues për faktin se ndërtesat përreth gjendeshin nëntë metra larg kullave.

Gjithashtu kullat gjendeshin shumë pranë autostradës që frekuentohet nga mijëra banorë. Shpërthimi ka zgjatur vetëm 15 sekonda, e për shembjen e tyre janë përdorur 3.700 kilogramë eksplozivë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori