Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, nga një shpërthim që ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një meshës në gjimnazin e një universiteti në Filipine.

Siç CNN raporton se shpërthimi ndodhi në Marawi në ishullin jugor të Mindanao, transmeton Telegrafi.


2 9

Në videot nga vendi i tragjedisë, ushtarët dhe punonjësit e urgjencës shihen duke qëndruar mes rrënojave.

4 3

Një pjesë e zonës së ndenjësisë është hedhur në erë, kurse  karriget u shpërndanë nëpër dysheme.

5 2

Mamintal Adiong Jr, guvernatori i provincës Lanao del Sur, tha se pati një "sulm të dhunshëm me bombë" në gjimnazin e një universiteti lokal gjatë meshës të së dielës.

6 1

Ai foli për gazetarët nga spitali ku po trajtohen mbi 40 të plagosur rëndë, ndërsa ata me lëndime të lehta po kujdesen në infermierinë universitare. /Telegrafi/

https://twitter.com/DisasterTrackHQ/status/1731193642734276834?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1731193642734276834%7Ctwgr%5Efe6c697d212b2e526b13c69c6b85dd76367be8cb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4306618%2Fbombaski-napad-tokom-sluzenja-mise-na-filipinima-najmanje-cetvoro-ubijenih