Në ceremoninë e shënuar me rastin e “Ditës së Paqes” që ishte arritur pas Luftës së Parë Botërore, në varrezat jo-myslimane në qytetin saudit Jeddah ka ndodhur një shpërthim ku janë lënduar disa persona, shkruan Reuters.

Ministria e Jashtme franceze ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në ceremoninë përkujtimore në Jeddah, ku janë ftuar autoritetet saudite që sa më shpejtë ta hetojnë rastin dhe kryesin e veprës ta nxjerrin para drejtësisë, transmeton Telegrafi.


“Ambasadat që kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, dënojnë ashpër këtë sulm tinëzar që në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve saudite ta ndriçojnë rastin dhe identifikojnë e arrestojnë kryesit e veprës”, thuhet në një kumtesë.

Më herët një zyrtar i qeverisë greke ka thënë se në mesin e të lënduarve është edhe një shtetas grek. /Telegrafi/

35548704 8937405 image a 38 1605092802587

35548706 8937405 image a 39 1605092811928

35548720 8937405 image a 40 1605092825570