Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë arritur të lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë malin në fshatin Shtupeq të Rugovës.
Mehaj ka bërë të ditur se kanë angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së, si dhe po ashtu kanë bashkëpunuar me KFOR-in, ku kanë ndërhyrë me dy helikopterë, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë. Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së”, ka njoftuar Mehaj.
Ministri ka thënë se nuk ka vend për shqetësim sepse situata është plotësisht nën kontroll.
“Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll. Ne jemi dhe do të jemi me ju dhe të gjithë qytetarët e vendit në çdo moment dhe në secilën rrethanë. Kjo është detyra jonë!Ky është misioni ynë”, ka thënë ministri.
Ndërsa, Amir Gërguri nga Policia e Kosovës ka njoftuar se po udhëheqin operacionin në shërbim të ruajtje së jetës së qytetarëve.
“Njësia Speciale Operative me pjesëtarët e vet më të mirë në detyrë të veçantë me ujëjedhës/topa uji është duke asistuar DRP Pejën, në fshatin Shtupeq në përpjekje të shuarjes se zjarrit në malet a këtij rajoni. Gjithçka po bëhet ne koordinim me eprorët përgjegjës të DRP Pejë, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave/zjarrfikësit që po udhëheqin me këtë operacion në shërbim të ruajtjes së jetës dhe pronës! Krenar me JU”, thotë Gërguri në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk