0Shares

Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe tym në Sicilinë lindore, ndërsa ka krijuar edhe panik në qytetet pranë.

Shpërthimi i vullkanit mund të shihet nga qyteti i Katanias dhe qyteti turistik i Taorminas, shkruan bw, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg vullkanit.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli, ndërsa ekziston frika se vullkani mund të bëhet më agresiv dhe të ketë pasoja më të rënda.

Situata po monitorohet vazhdimisht, ndërsa pritet të anulohen edhe dhjetëra fluturime ndërkombëtare.

Etna është vullkani më i madh në Evropë dhe gjendet në lartësinë rreth 3.320 metra mbi nivelin e detit.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)