Qytetarët në Prishtinë janë ankuar se ka shpërthyer uji në mes të rrugës "Richard Holbrooke", dhe se organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ta zgjidhur këtë problem.

Në redaksinë e Telegrafit, lexuesit kanë dërguar disa pamje nga vendi i ngjarjes, derisa kanë kërkuar nga KRU "Prishtina", të rregullojë problemin.


Në pamje shihet se shpërthimi ka ndodhur pikërisht në mes të asfaltit, ku edhe po vazhdon të ketë rrjedhje të ujit./Telegrafi/

IMG 20241018 WA0001

IMG 20241018 WA0004

IMG 20241018 WA0003