LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Shpërthen një zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Një zjarr shpërtheu në anijen komanduese të marinës ruse Admiral Kuznetsov.

Bëhet fjalë për aeroplanmbajtësen e vetme ruse, kurse zjarri shpërtheu derisa ishte ankoruar në portin detar Zvyozdochka në Murmansk në Detin Barents, transmeton Telegrafi.


Një burim nga shërbimi i urgjencës, tha se 20 persona janë evakuuar dhe se zjarri është shuar dhe “nuk ka pasur viktima”.

Anija ishte duke u riparuar në kohën e zjarrit dhe kreu i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve, i cili mbikëqyr restaurimin e anijes, Aleksey Rahmanov, tha se incidenti ndodhi gjatë riparimeve.

Admiral Kuznetsov është jashtë shërbimit dhe që nga viti 2018 është në riparim. Anija peshon 43 mijë tonelata, ka një ekuipazh prej 1,300 dhe është e armatosur me sisteme raketore anti-anije dhe kundërajrore.

Në nëntor të këtij viti, zyrtarët rusë thanë se riparimet ishin në plan dhe anija do të ishte gati deri në tremujorin e parë të 2024.

Rahmanov u tha gazetarëve në Moskë se ishin zbuluar defekte në pjesë të veçanta të anijes, por “puna po shkon sipas planit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori