LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një vullkan në Indonezi, tymi dhe hiri që nxori u shpërnda në disa kilometra në ajër

Shpërthen një vullkan në Indonezi, tymi dhe hiri që nxori u shpërnda në disa kilometra në ajër

Ka shpërthyer vullkani Krakota, që ndodhet në bregdetin e Indonezisë dhe ka hedhur hi deri në 15 kilometra.

Gjatë orëve të mbrëmjes, qendra e kontrollit të vullkaneve i ka regjistruar dy shpërthime të fuqishme, derisa të tjerat që ishin të njëpasnjëshme kanë pasur kapacitet më të vogël, transmeton Telegrafi.


Banorët në Xhakarta që ndodhet afro 150 kilometra larg, kanë thënë se dëgjuan një ushtimë të madhe, në kohën kur raportohet të ketë ndodhur shpërthimi.

Në kamerat që e monitorojnë aktivitetin e këtij vullkani, shihet llava derisa del nga krateri, e përcjell me shumë tym dhe hi, që është shpërndarë në ajër më pas.

Qendra për vullkane dhe tragjedi gjeologjike, ka bërë të ditur se shpërthimi i parë ka zgjatur një minutë e 12 sekonda, me nxjerrjen e llavës së vazhdueshme si dhe tymit të dendur që arrinte deri në 200 metra lartësi.

Derisa shpërthimi i dytë ka zgjatur 38 minuta e 4 sekonda, me llavë më të rrallë por me shumë tym të dendur që ngrihej lartë deri në 500 metra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori