Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Giuliano Simeone mund ta konsiderojë vetën shumë me fat, pasi shpëtoi duke mos e dëmtuar Atletico Madridin në minutën e 20-të të përballjes me Real Madridin.
Fillimisht, Los Cholchoneros e nisën shumë mirë ndeshje, duke shënuar pas vetëm 27 sekondash.
Ishte Rodrigo de Paul, ai që e gjeti Conor Gallagherin brenda zonës së Los Blancos, me anglezin që realizoi për 1-0.
Ndeshja shkoi në një ritëm më të lartë, me dy skuadrat që po luajnë për çdo top.
Por, në minutën e 20-të, djali i trajnerit Diego Simeone mund të ishte shkaktari për barazimin e shifrave.
Nga një harkim prej Vinicius Junior, topi u ndal nga dora e Giulianos, mirëpo gjyqtari Szymon Marciniak në bashkëpunim me VAR-in sinjalizoi se nuk kishte të bënte me penallti.
Rregullat e reja të lojës me dorë kanë komplikuar këtë situatë, duke çuar edhe në pakanaqësi të tifozëve.
Ky rast cilësohet si lojë pasive me dorë (e paqëllimshme nga ana e lojtarit) dhe nuk ishte në drejtim të portës. /Telegrafi/



































