MAPL me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze kanë ndarë rreth 8 milion euro për Grantin e Performancës Komunale (GPK) me qëllim që të shpërblehen komunat me performancën më të mirë në tri fusha kryesore: Qeverisje Demokratike, Menaxhim Komunal dhe Ofrim të Shërbimeve, të përbëra nga 10 nën-fusha me gjithsejtë 28 treguesit të performancës.
MAPL së bashku me donatorët më 23 maj organizuan ceremoninë për ndarjen e grantit të performancës dhe u shpalosen rezultatet e komunave përfituese, bazuar në performancën më të mirë të vitit 2020.
Në prani të ftuarve, edhe një herë u ritheksua rëndësia e stimulimit të komunave për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes së tyre, në atë mënyrë që të kemi një qeverisje lokale sa më të afërt me nevojat e qytetarëve.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vuri në theks se granti i performancës Komunale është instrument i qeverisë, që mbështetë komunat financiarisht, mbi bazën e parimit të meritës dhe i renditë ato në baza vjetore, sipas performancës tyre.
Po ashtu, Krasniqi, nënvizoi se ky vit e gjen Grantin e Performancës më të avancuar, me ligj të veçantë, me më shumë fonde, me më shumë projekte dhe më shumë partnerë. Për herë të parë procesit të vlerësimit i është shtuar edhe kontrolli në teren, me synimin e vetëm që të jemi sa më transparent dhe objektiv në vlerësim. Ky kontroll do të shtohet edhe më tutje për të gjitha komunat dhe të gjitha fushat raportuese në të ardhmen në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe transparente.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, vlerësoi se Granti i Performancës rrit konkurrencën në mes të Komunave në mënyrë që Komunat të ofrojnë shërbime sa më të mira komunale për qytetarët.
Përderisa Ambasadori i EU-se, Tomasz Szunyog ka theksuar se është e rëndësishme që Komuna të përmirësojnë shërbimet e tyre, në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira dhe të krijohen kushte më të favorshme për qytetarët.
Vlerësimi i performancës komunale për grantin e vitit 2022, shpërblen 14 komuna, tri prej të cilave zgjidhen si komunat me performancën më të lartë.
Komunat përfituese janë:
Dragashi – 329,259 Euro,
Gjilani – 864,306 Euro,
Graçanica – 81,661 Euro,
Hani i Elezit -82,555 Euro,
Kaçaniku 306,057 Euro,
Mitrovica e jugut – 693,472 Euro,
Obiliqi – 808,141 Euro,
Peja – 761,187 Euro,
Shtërpca – 34,726 Euro,
Suhareka – 519,507 Euro, dhe
Vitia – 364,818.
Ndërkaq, 3 vendet e para komunat me performancën më të mirë:
Komuna e Rahovecit – vendi i i 1-rë – 1,148,891 Euro
Komuna e Lipjanit– vendi i i 2-të – 1,021,108 Euro
Komuna e Gllogocit – vendi i i 3-të – 905,812 Euro
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë